Paraburgim edhe të të pandehurit të dytë, dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunimi”
Gjykata Themelore në Gjilan ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit edhe për të pandehurin e dytë SH. H., duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditësh.
I pandehuri SH. H., dyshohet se me veprimet e tij kshte detyruar të miturën, të kryente aktin seksual, në një njërën nga dhomat e motelit, pasi që një gjë të tillë e bën edhe shoku i tij SH. J.
Me këto veprime i pandehuri SH. H. dyshohet të ketë kryer veprën penale “dhunimi”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat e tjera alternative janë të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.
Ndryshe, dje gjyqtari i procedurës paraprake ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit SH. J., i cili dyshohet të ketë kryer të njëjtën vepër.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.