Rastet e dhunës në familje po raportohen çdo ditë e më shumë, ku viktima po del të jenë kryesisht gratë. Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe dje në orët e mëngjesit në Klinë,
Siç mëson Gazeta, një burrë ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tyre, në Klinë
Si pasojë e dhunës së marrë nga i burri, gruas dhe djalit u janë shkaktuar lëndime trupore, për çka kanë marrë trajtim mjekësor.
Burimet e Gazeta njoftojnë se me vendim të prokurorit, i arrestuari pë dhunë në familje është dërguar në mbajtje.