Nën masa të rrepta sigurie, udhëheqësit e urbanizmit në Pejë, Deçan, Klinë dhe Istog, janë sjellë para Gjykatës së Pejës për t’u përballur me kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit.
Së bashku me ta janë sjellë edhe gjashtë zyrtarët e tjerë të këtyre komunave, të cilët po dyshohen për përfshirje në afera korruptive..
Ata u arrestuan dy ditë me parë në një aksion të gjerë të krimeve ekonomike nën udhëheqjen e pesë prokurorëve pejan.
Dyshimet për përfshirje në afera korruptive
Katër drejtorët e urbanizmit në rajonin e Dukagjinit po dyshohen se e kishin keqpërdoruar detyrën e tyre gjatë këtij mandati. Përpos keqpërdorimeve disa nga ta po dyshohen edhe për konflikt të interesit.