Prishja e një martese dyshohet se ka shkaktuar djegien e dy banesave në Llakatund të Vlorës.
Burimet policore bëjnë me dije se një konflikt në familjen Fanaj mes anëtarëve të saj dhe ish-dhëndrit nga Kosova, ka gjeneruar një konflikt fizik.
Më pas, dyshohet se ish-dhëndri ka spërkatur me benzinë dhe i ka vënë flakën banesës së familjes Fanaj. Për pasojë, flakët kanë përfshirë edhe banesën ngjitur, duke bërë që të dyja të digjen plotësisht.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur persona të dëmtuar, ndërsa raportohet se disa anëtarë të familjes Fanaj janë paraqitur në spital për ndihme mjekësore si pasojë e dhunës fizike nga ish-dhëndri i tyre.
Ndërkohë, Policia ka nisur kontrollet për ndalimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje./A2CNN/