Vjehrri dhe dhëndërri nga Gjakova janë rrahur dhe therur me thikë mes vete, njofton Policia e Kosovës.
Si pasojë e rrahjes, lëndime ka pësuar edhe nje vajzë e mitur, e cila është sulmuar nga babai i saj.
Policia ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuarit.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Gjakovë, 22.04.2022–20:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (dhëndër dhe vjehërr), pasi që janë rrahur dhe therur me thikë në mes vete. Si pasoj e rrahjes, lëndime ka pësuar edhe viktima femër kosovare (e mitur), ku sipas saj është sulmuar nga babai i saj. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.