DEZINFEKTOHEN OBJEKTET PUBLIKE DHE PRIVATE NË KLINË

Si pasojë e gjendjes së krijuar nga virusi COVID-19, në Klinë ka filluar dezinfektimi i hapësirarve dhe objekteve publike dhe private, si masë parandaluese ndaj përhapjes së virusit.

Fillimisht është bërë dezinfektimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familajre, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë, z. Hekuran Sejdiu.

Elezaj theksoi se institucionet komunale po angazhohen me përkushtim të madh për sigurimin e kushteve higjenike për punëtorët dhe njoftoi se dezinfektimi do të vazhdojë në të gjitha objektet publike dhe në disa objekte private.

Në të njëjtën kohë ka filluar dezinfektimi i objektit të komunës, Qendrës për Punë Sociale, ndërsa do të bëhet dezinfektimi i shkollave, Stacionit të Policisë dhe objekteve të tjera të banimit kolektiv në qytet.

Po ashtu, gjatë ditës kryetari Elezaj ka vizituar policinë disa pika të kontrollit në hyrje dalje të Klinës, ku policia po bënë zbatimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës që Klina të jetë në karantinë.

Nga zyrtarët policor kryetari është njoftuar se vendimi i qeverisë po respektohet nga qytetarët.