Devollët ultimatum Telekomit, kërkojnë t’ua paguajë borxhin milionësh “brenda 60 minutave

Përmbaruesi privat i cili përfaqëson kompaninë e familjes Devolli “Dardafon.net”, ka urdhëruar Telekomin e Kosovës që brenda 60 minutash të transferojë në xhirollogarinë e kompanisë 26 milionë e 789 mijë e 532 euro e 62 cent, brenda 60 minutash, pas pranimit të këtij urdhri, raporton Gazeta Sinjali.

Ky urdhër për transfer është publikuar nga Sindikata e Re e Telekomit, e cila tha se ky veprim i ka mbështetur për muri.

“Blerim Devolli & Ilir Mulhaxha me këtë veprimin e fundit na keni mbështetur për muri. Qeveri e Parlament mos u dorëzoni para zhvatësve dhe grupeve të interesit”, thuhet në reagimin e Sindikatës