Disa të shtëna me armë janë dëgjuar sonte në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë,
Siç mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali si pasojë e të shtënave dyshohet se katër persona janë plagosur. Njëri nga ta raportohet se është në gjendje më të rëndë.
Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore, derisa ende s’ka njoftim zyrtar mbi këtë rast.