Burime të Gazetës Express brenda hetuesisë së Pejës kanë konfirmuar se dyshohet se viktima në Pejë është Qerim Kelmendi. Trupi i tij sipas të njejtave burime është ekzekutuar me disa plumba e pastaj është djegur.
Lajmin për vrasjen e këtij personi e ka konfirmuar për Express prokurori i Pejës, Agim Kurmehaj
“Jemi duke i zhvilluar hetimet. Edhe ne e kemi informatën se trupi i pajetë i këtij personi është djegur. Shumë shpejtë do sjellim detaje të tjera”, ka deklaruar Kurmehaj për Express.
E ndërkohë hetimet po i vazhdon policia e shtetit.
Express mëson po ashtu se Kelmendi është vrarë mbrëmë në fshatin e tij rreth mesnatës.
Qerim Kelmendi është vëllau i Ibrahim Kelmendit, ish-anëtarit të Lëvizjes Popullore të Kosovës