Podujeva është tronditur sot nga një vrasje që ka ndodhur mesditë. Valmira Breznica është qëlluar për vdekje në një market në Podujevë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i Breznica është qëlluar nga një person i moshës së mitur.
Dyshohet se dorasi është rreth 15 vjeçar. Në këtë incident ka mbetur e plagosur gruaja e viktimës e cila është jashtë rrezikut për jetë.
“Sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur” thuhet në njoftimin e Policisë./Indeksonline/