Është zhdukur 28-vjeçari Jetmir Rudi nga fshati Rud i Komunës së Malishevës. Sipas informacioneve të Policisë së Kosovës dyshohet se bëhet fjaë për kidnapim,
Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka sqaruar rastin për Sinjalin ku thonë se sipas informacioneve dyshohet se bëhet fjalë për kidnapim. Sipas tyre familjaret kanë pranuar një foto të një personi i cili ishte i lidhur me një litar, edhe pse nuk dihet lokacioni dhe koha e fotos.
Familjarët po ashtu kanë njoftuar se Jetmiri kishte kriza nervore e shëndetësore kohë pas kohe.
Ndërsa Policia njofton se pritet të angazhohet dhe njesia K-9 në kerkim të të zhdukurit.
“Ju njoftojm se sot me date 22.11.2020 rrethë ores 09:00 ne Stacionin Policor – Malishevë, ka ardhur familjari i personit te zhdukur dhe i cili njoftoi se dje me datë 21.11.2020 rreth ores 17:00 vellau I tij J.Sh.R, lindur me 1993 kishte dalë nga shtëpia në fshatin Rud, dhe qe nga ajo kohë edhe pas kerkimit tek te afermit e tyre nuk kane mundur te kontaktojn me te, patrullat Policore nga S.P Malishevë dhe disa bashkëfshatar jane kerkim te tij, sipas informacioneve dyshohet se bëhet fjalë për kidnapim (familjaret kanë pranuar një foto te një personi i cili ishte i lidhur me një litar, edhe pse nuk dihet lokacioni dhe koha e fotos). Pritet te angazhohet dhe njesia K-9 ne kerkim te te zhdukurit”.