Detaje të reja nga tragjedia në Jagodë/ Zbulohet viktima, pamje nga vendi i ngjarjes

Pamje të rënda vijnë nga vendi i ngjarjes në fshatin Jagodë të Klinës, ku sot pasdite një tren ka goditur një veturë, duke lënë pas një viktimë dhe disa persona të lënduar.

Klina.info mëson se personi që ka ndërruar jetë është N.Palushaj nga fshati Krysheve e Klinës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e policisë, zjarrfikësit si dhe ndihma e shpejtë, të cilët kanë intervenuar për të ndihmuar të lënduarit dhe për të siguruar zonën.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Në vendin e ngjarjes shihen edhe familjarë të viktimës dhe të lënduarve, të tronditur nga ngjarja tragjike.