Në Zllakuqan të Klinës rreth orës 04-00 të mëngjesit ka patur mbrëmë shkëmbim armësh mes policisë dhe tre personave që tentuan vjedhjen në kishë. Për pasojë ka mbetur i plagosur polici Januz Veselaj nga Gllareva.
Burime të Klina infokanë mësuar detaje të teja për rrjedhën e ngjarjes. Vjedhja është tentuar në shtëpinë e priftit në kishën e Zllakuqanit.
Në momentin e aksionit prifti ka qenë fjetë në sallon kur ka dëgjuar krisma në tentim për të thyer shtëpinë.
Posa pa dëgjuar krismat ai ka parë në telefonin e tij kamerat ku ka vërejtur hajnat me maska. Prifi ka thirrur policinë të cilët kanë arritur me shpejtësi në vendin e ngjarjes.
Policia ka gjetur hajnat duke dalur nga shtëpia që e kishin cak. Zyrtarët policorë i kanë drejtuar hajnave dritat elektrike duke hasur më pas në rezistencë të tyre.
Mes dy palëve ka patur shkëmbime armësh. Burime të Klina info bëjnë të ditur se në bazë të sasisë së gjakut të mbetur në vendngjarje dyshohet se edhe njëri nga hajnat ka mbetur i plagosur. Polici Januz Veselaj ka një plagë të thellë në këmbë nga gjuajtje me armë kallashnikovë.