Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë konfirmoi se sot rreth orës 06:15 një person ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga treni.
Indeksonline mëson se viktima është Muhamet Tovërlani, i lindur në vitin 1963.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Klinavc të Klinës, ndërsa dyshohet se personi qëllimisht i ka dalur trenit para në rrugë duke kryer vetvrasje.
Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit, njësitë relevante të Policisë së Kosovës, dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion./