Edhe të hënën, Aeroporti “Adem Jashari” u kërcënua dy herë me mjete shpërthyese përmes postës elektronike.
Fillimisht është bërë evakuimi i stafit të ANP Adem Jashari dhe i të gjithë udhëtarëve.
Më pas njësitë përkatëse kanë bërë kontrollimin e hapësirave e ANP Adem Jashari dhe nuk kanë rezultuar si kërcënime të vërteta”, njofton policia.
Më pas, gjithçka i është kthyer normalitetit.
Rasti po vazhdon të hetohet.
Njoftimi i plotë i policisë:
KËRCËNIM ME MJETE SHPËRTHYESE/ANP Adem Jashari 06.02.2023 – 16:05. Raportohet se përmes postës elektronike në ANP Adem Jashari, janë pranuar dy kërcënime me mjete shpërthyese. Nga njësitë policore fillimisht është bërë evakuimi i stafit të ANP Adem Jashari dhe i të gjithë udhëtarëve. Më pas njësitë përkatëse kanë bërë kontrollimin e hapësirave e ANP Adem Jashari dhe nuk kanë rezultuar si kërcënime të vërteta. Pastaj është mbyllur alarmi dhe gjithçka u është kthyer normalitetit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.