Sot në orën 14:00 në fshatin Krushevë e Vogël e Klinës ka pas zjarre ku janë thirrur zjarrfikësit për të intervenuar.
Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për ta lokalizuar zjarrin, dhe njëri nga zjarrfikësit ka rënë në tokë.
Menjëherë është thirrur Autoambulaca dhe Policia, ku zjarrfikësi është dërguar në QKMF në Klinë, por që fatkeqësisht i njëjti ka ndërruar jetë.
Klina.info ka marrë informacione nga QKMF ku thuhet se i njeri dyshohet se ka pasur sulm kardiak.
Policia dhe njësitet përkatëse po e hetojnë rastin./Klina info/