Një person është vrarë dje me armë zjarri në Malishevë.
Për këtë rast njoftoi edhe njëherë sot Policia e Kosovës.
Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar si dhe i është konfiskuar arma me të cilën është kryer vrasja.
Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion
“Fsh. Banjë, Malishevë. 20.09.2023 – 07:14. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet që me armë zjarri ka vrarë viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Te dyshuarit i është konfiskuar pistoleta me te cilën dyshohet se është kryer vepra”, thuhet në njoftimin e policisë.