Sinjali mëson se viktima është Naim Rexhahmetaj, 57-vjeçar.
Sipas burimeve të Sinjalit, i ndjeri është gjetur pa shenja jete në një garazh në rrugën ‘Wesley Clark’ dhe i njëjti dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij me armë zjarri.
Burimet nga Emergjenca njoftojnë se ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.