Personi i lënduar nga aksidenti mes veturës dhe motoçikletës para disa orëve në Malishevë, është një 21-vjeçar, gjendja e të cilit po vazhdon të jetë e rëndë,
Ai po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, i cili tha se ngasësi i veturës, 58-vjeçar është intervistuar si i dyshuar dhe më pas është liruar.
“I lënduar është 21 vjeçar, gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë por sipas mjekëve në QKUK është jashtë rrezikut për jetë. Në vend të ngjarjes ka dal edhe prokurori ndërsa tani kanë përfunduar veprimet e nevojshme në vendngjarje. I dyshuari (mashkull, rreth 58 vjeçar) pas intervistimit me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, ka thënë Graishta.