Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në trafik që ka ndodhur sonte në fshatin Llapashticë të Besianës.
Sinjali mëson se viktima është burrë i moshës 44-vjeçare.
Sinjali ka kontaktuar Policinë për të marrë një përgjigje zyrtare, mirëpo të njëjtit s’kanë dhënë ende informacione.