Klina info raportoi pak më parë për plagosjen në nje lokal në Klinë, ku i dyshuari Tush Frroku, për motive akoma të panjohura e ka plagosur me armë zjarri viktimën Anton Prela.
Sinjali mëson se i dyshuari ka arritur që të ikë nga vendi i ngjarjes, por teksa po kërkohej nga Policia, ai ka kryer një vepër tjetër.
Sipas sinjalizuesve të Sinjalit, Frroku ka grabitur një veturë në mes të rrugës, duke e kërcënuar shoferin dhe me të njëjtin automjet është arratisur.
Njësitet policore tashmë janë aktivizuar dhe janë vënë në ndjekje të tij.
Në anën tjetër, viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe akoma nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.
Sinjali