Ka dështuar të votohet marrëveshja ndërkombëtare për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”.
Kjo për shkak të mungesës së kuorumit.
Nga Partia Demokratike e Kosovës paraprakisht kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në votimin e kësaj marrëveshje.
Sipas PDK-së, meqenëse shteti i Kosovës vazhdon të jetë nën sanksione nga Bashkimi Evropian, një marrëveshje e tillë nuk do të mund të realizohet, si u votua, si nuk u votua.
“Votimi i një marrëveshje të tillë nuk do të mund të realizohet si e votuam si nuk e votuam.
Nuk ka kurrfarë kuptimi të mirret pjesë në këtë votim kur edhe nëse marrëveshja kalon, nuk mund të realizohet. Republika e Kosovës e ka një lider të izoluar, i cili është pothuajse i vetmi nga vendet e Ballkanit Perëndimor që nuk merr pjesë”, u shpreh shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
Nga LDK-ja thanë se e mbështesim këtë marrëveshje ndërkombëtare, gjersa në votim nuk morën pjesë as AAK-ja.