La Liga nuk e ka regjistruar Dani Olmon për pjesën e mbetur të sezonit, madje e ka fshirë edhe nga faqja zyrtare si lojtarë i Barcelonës, rast që tashmë ka hapur shumë rrugë të reja.
Mundësia e nënshkrimit të Dani Olmo falas, ka ngritur në këmbë klubet më të mëdha evropiane, duke nisur nga PSG, Chelsea, Bayern Munich, Arsenal dhe Man City, por nuk refuzohet edhe mundësia e Atletico Madridit që të kërkonte një lojtar me tipare të tilla në skuadër.
Barcelona do të pres edhe disa ditë që të gjejë një zgjidhje që ta do lejonte lojtarin të luante, përndryshe do ta humbiste mundësinë, ndërsa kjo do të bënte që klubi të humbiste dhe miliona euro.
Nëse lojtari do të ishte i lirë, klubi sipas kontatës me të do të ishte i detyruar që të paguante të gjitha pagat me kontratën fikse që ka, pra deri në vitin 2030.
Këtu flitet për 48 milionë euro që Barcelona do të duhej t’ia paguante lojtarit.
Kësaj shume i shtohet edhe shuma e 55 milionë eurove që Barcelona ishte marr vesh me RB Leipzigun për transferimin e spanjollit, shumë që nuk është paguar nga gjiganti katalanas dhe do të duhet ta paguajë në sezonet e mbetura.
Nëse ai larrgohet falas, shumave të humbjes i shtohet edhe ajo e një shitje të mundshme, sepse sot Olmo është një nga lojtarët më të vlefshëm në skuadër dhe një transferim do të kishte lejuar, të paktën, të rikuperonte investimin fillestar, ndoshta edhe më shumë.
Vlera e Olmos, sipas Transfermakt, është rreth 60 milionë euro, shumë që Barça nuk do ta marr, pasi Olmo mund të largohet si i lirë.
Kësaj shifre duhet t’i shtojmë edhe aspekte të tjera që janë gjithashtu domethënëse. Klubi ka realizuar një marrëveshje shitjeje për 20 vitet e ardhshme të vendeve VIPS për të tentuar të hyjë në rregullin 1:1 në këmbim të 100 milionë eurove, një shumë më e ulët se ajo e negociuar fillimisht.
Fillimisht u fol për 200 milionë euro, por kompania e Katarit e ka ulur ndjeshëm ofertën e saj kur e pa vështirësinë e klubit. Kështu, 100 milionë euro të tjera ikin dhe kjo marrëveshje ende nuk është pranuar nga La Liga, por klubi ka humbur 100 milionë euro.
Pra në total një shumë prej 263 milionë euro, është ajo që do të humbiste Barcelona nëse Dani Olmo do të largohej. /Telegrafi/