Në gjykimin kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nisur sot marrjen në pyetje të dëshmitarit të radhës, Agim Idrizi, e i cili po prezantohet pa masa mbrojtëse.
Siç pretendon vetë ai del se nuk ka pasur probleme me UÇK-në, por probleme pronësore dhe private me Enver Axhamin, që gjatë luftës duket se shkallnuan me kidnapimin e Idrizit nga Axhami.
Avokati gjatë pyetjeve të tij konfirmoi disa herë deklaratat e mëhershme të Idrizit i cili edhe vet e konfirmonte se me UÇK-në s’kishte pasur problem, por telashet i kishte pasur me familjen Axhami, të cilat ishin mosmarrëveshje pronësore.
Avokati: A është e drejtë të themi se ju pas luftës keni thënë se UÇK e shkarkoi Enver Axhamin?
Agim Idrizi: Ka bë dëm të madh ai. A je tu e pa çfarë dami ka ba?
Avokati: Unë kisha probleme me këtë persona, dhe kjo ishte çështje private, jo shtetërore. Çka ke dashur të thuash me këtë?
Agim Idrizi: Kur më arrestoi ai mua, njo ma bojke ki punë me UÇKA.
Avokati: Ti e ke bërë të qartë, se s’ka të bëjë me UÇK-në. Pra pajtohemi bashkë se s’kishte të bënte me UÇK-në.
Avokati: Edhe në 2020-ën në pyetjen e prokurorit, a të kanë pyetur për të njëjtat çështje dhe të njëjtat gjëra ia ke thënë prokurorisë, pra ishin probleme toke? Në deklaratën tuaj keni thënë se “tane e kanë marrë vesh që ka qenë problem toke dhe asgjë tjetër.