Vetëm në një vendvotim në Prishtinë, kandidatit për deputet nga LDK-ja, Arban Abrashit iu kanë shtuar 29 vota gjatë rinumërimit që është duke u bërë.
Fillimisht Abrashi kishte pasur vetëm 7 vota, që e dëshmon edhe dokumenti, ndërsa me rinumërim i shtohen 29 vota.
Burime të Ballkani.info bëjnë me dije se kjo ka ndodhur qëllimshëm për ta nxjerr Abrashin si jo të fuqishëm në Prishtinë, për të ardhur deri te eliminimi i tij nga kandidatura e mundshme për Prishtinë, ku Abrashi i vetëm kishte 42 mijë vota, 300 vota më pak se e gjithë Vetëvendosja.
Ballkani.info merr vesh se në shumë vendvotime Abrashit i janë ndryshuar votat nga ana e komisionerëve, me qëllim që disa kandidat të caktuar të dalin më të votuarit duke ndryshuar vullnetin e votuesve.
Në total Prishtina i ka 247 vendvotime, që i bie se nëse në çdo vendvotim i janë vjedhur nga 29 vota, numri i votave që i janë vjedhur Abrashit nga ana e komisionerëve shkon mbi 7 mijë.
Ndryshe Abrashi është ndër 10 deputetët më të votuar të LDK-së me afër 13 mijë vota, duke mos i llogaritur edhe ato që do të shtohen nga rinumërimi.