Sot gjatë ditës në fshatin Gurrakoc të Istogut, përderisa ishte duke punuar në pronën e tij, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Burimet e Sinjalit nga Spitali Rajonal i Pejës bëjnë me dije se ai është sjellur në spital me lëndime që i korrespondojnë djegies në shkallë të theksuar, ku për pasojë ka pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.
Për më shumë informata, Sinjali ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë në Pejë dhe jemi në pritje të informacioneve shtesë.