Dërgohet në mbajtje një person për rastin në të cilin vdiq një punëtor në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka intervistuar tre persona, për rastin në të cilin vdiq një punëtor në Prizren.

Sipas njoftimit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës njoftoi të shtunën se një person është gjetur i vdekur afër vendit të tijtë punës.

Sipas forcave të rendit, rasti ka nis të hetohet ndërsa trupi i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Rasti ka ndodhur të premten më 25 gusht 2023 në Prizren.