Deputetja shqiptare në parlamentin kroat: Në vitin 2021 në Kroaci u punësuan 7912 kosovarë

Shtetasit kosovarë janë në numër të madh të punësuar në shtetin e Kroacisë.

Sipas të dhënave që ka publikuar deputetja shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj Prljaskaj, qytetarët e Kosovës janë të tretët me vend pune në Republikën e Kroacisë.

Ndërkaq ata nga Shqipëria janë në pozitën e 6-të sa i përket shtetasve të huaj të punësuar në këtë shtet.

“Sipas të dhënave te fundit të MBP, gjatë vitit 2021 në Republikën e Kroacisë janë të punësuar 7912 shqiptar nga Republika e Kosovës, dmth shtetasit kosovar janë të III-tit me vend pune ne R.e Kroacisë. Nga Republika e Shqipërisë janë të punësuar 3719 , shtetasit shqiptar janë të VI-tit me vend pune në R. e Kroacisë”, ka shkruar Prljaskaj në Facebook.