Deputetja që doli nga 6+ nuk është e sigurt nëse do t’ia jep votën Qeverisë Hoti

Deputetja boshnjake Zikrete Aliti dje është larguar nga Grupi Parlamentar 6+ për të vazhduar si deputete e pavarur.

Por, sot në ditën kur pritet të votohet Qeveria Hoti vota e Alitit është diskutabile që deri dje ishte e sigurt, njofton Klan Kosova.

“Nuk e di, nuk e kam vendosur ende. Deri në momentin e fundit nuk kam qëndrim”, tha shkurt për kalnkosova.tv.

6+ ia kishte premtuar gjashtë vota Qeverisë Hoti, por deri më tani janë pesë pro. Këtë e konfirmoi dje për klankosova.tv shefi i Grupit Parlamentar Albert Kinolli.