Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj është e ftuara e radhës nga Gjykata Speciale. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë deputetja.
“Po, është e vërtetë. Sot jam kontaktuar nga ana e Gjykatës Speciale. Nuk më është caktuar koha kur do të jap intervistë, por që siç më është thënë në mënyrë jozyrtare, një gjë e tillë pritet të ndodhë gjatë muajit shtator”, ka deklaruar ajo.
Kujtojmë se pak kohë më parë, Gjykata Speciale ka ftuar edhe kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinajn. Madje kjo ishte arsyeja e dorëheqjes së kryeministrit