Deputeti i VV-së, Valon Ramadani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ai ka vendosur ta ndajë gjysmën e pagës së tij për fondin e menaxhimit të pandemisë COVID19.
Ky është postimi i tij:
Paga për fondin, fondi për ndihma
Paga për fondin, fondi për ndihma Duke e ndjekur shembullin e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, e në mbështetje të iniciativës së tij, ndaj gjysmën e pagës së këtij muaji për fondin e menaxhimit të pandemisë Covid-19.
Pra, gjysma nga paga ime e deputetit shkon në këtë fond, dhe njëherit ftoj të gjithë kolegët deputetë të cilët kanë mundësi, e këdo tjetër që mundet, të solidarizohet në këtë mënyrë e të ndihmojë dhe të kontribuojë për këtë situatë jo të lehtë ekonomike