Deputeti nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar qeverinë aktuale dhe atë paraprake të koalicionit mes Vetëvendosjes dhe LDK-së.
Tahiri ka kërkuar që të shpërndahet Kuvendi i Kosovës.
“Koalicioni i shpresës solli degradimin më të madh, në 2020 shoqëria jonë pësoi degradim të madh në shëndetësi, po e rrënon arsimin çdo herë e më shumë. Këtë vetëm qeverisje nuk mund ta quajmë. Të dakordohemi për një datë që ky Kuvend të shpërbëhet”, tha ai.
“Sa më parë që mblidhemi dhe të caktojmë një datë të shpërbërjes së Kuvendit ne arrijmë dhe e shpëtojmë sado pak këtë shoqëri nga degardimi që po i bëhet”, shtoi deputeti.
Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë të rregullt, me 17 pika në rend të ditës.