Lëvizja Vetëvendosje do të ketë tre deputetë nga Mitrovica në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.
Siç raporton portali “Jepi zë”, në mesin e atyre që kanë votat e nevojshme për tu bërë deputetë janë Armend Muja, Arjeta Fejza dhe Faton Peci, i cili vjen nga lista e Vjosa Osmanit.
Gazeta ka mësuar se më i votuari nga kjo treshe është i sapoaderuari në VV dhe ish-njeriu i PDK-së, Armend Muja.
Muja ka arritur të marrë mbi 20 mijë vota në total. Peci, ndërkaq, mësohet të ketë marrë rreth 15 mijë e Arjeta Fejza afër 10 mijë.