Deputeti i AKK-së, Rasim Selmanaj është infektuar me koronavirus, ai për Gazetën Sinjali ka thënë se ka pasur simptoma të virusit COVID-19 pesë ditë më parë.
Selmanaj ka shtuar se është testuar për koronavirus tri ditë më parë, por shprehet i çuditur me rezultatin.
Ai gjatë ditës së djeshme ka qenë në seancën e Kuvenit të Kosovës, por sipas tij më askënd nuk ka pasur kontakt dhe ka qëndruar dy metra larg.
“Unë jam ruajt ekstrem shumë edhe kujt dy metra s’ju kam afrua edhe pa maskë s’kam nejt, interesant u çudita qysh jam infektuar se unë jam ruajt shumë. Po që pesë ditë kam simptoma. Unë jam testuar pardje. Gjendjen shëndetësore e kam të mirë”, ka thënë Rasim Selamanaj për Gazetën Sinjali.
Ai ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore.