Deputeti z. Armend Muja vizitoi Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në Klinë.
Gjatë takimit z. Armend Muja theksoi se niveli qendror është në përkrahje të kandidatit tonë, Dr. Lulzim Dragidella. Theks të veçantë në takim iu kushtua ujit dhe mungesës së tij në Komunën e Klinës. Deputeti na garantoi se me qeverisjen e ardhshme problemi i ujit nuk do të ekzistojë.
Kanë kaluar 22 vite nga lufta dhe është banale të flitet për këtë mungesë esenciale, por pasi është problem i madh e aktual, detyrohemi ta potencojmë.
Përveç ujit, vëmendje iu kushtua edhe përmirësimit të kushteve arsimore, linjave më të shpeshta të autobusëve që i lidhin fshatrat me qytetin tonë Klinën.
Klina do të ndryshojë, sepse Klina meriton më shumë.
#BashkëQeverisim