Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, së bashku me disa deputet të tjerë të Kuvendit të Kosovës, morën pjesë në Kuvendin e Madh Turk.
Ata u priten nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ku ky i fundit tha se Turqia do të vazhdoj të mbështes popullin e Kosovës në të gjitha fushat.
‘’Në vazhdën e zhvillimeve të fundit, roli i Presidentit Erdoğan është shumë i rëndësishëm për garantimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan’’, ka shkruar Lushtaku në Facebook.