Depozitat e kosovarëve në banka rriten në 5.83 miliardë

161.6 milionë euro është rritja e depozitave të klientëve në bankat komerciale vendore për muajin gusht.

Kjo ka çuar në total vlerën e depozitave të kosovare në 5.83 miliardë euro, njofton Banka Qendrore e Kosovës.

“Rreth 25% e depozitave janë të afatizuara. Ekonomitë familjare dominojnë me rreth 66.5%  të totalit të depozitave (apo rreth 3.88 miliardë euro)”, thuhet në raport, transmeton KlanKosova.tv.

Vlera e depozitave në gusht ka qenë 139.9 milionë euro, me normë interesi mesatare prej 2.52 përqind.