Policia e Kosovës ka njoftuar se në një bankë janë deponuar një shumë e parave të falsifikuara.
Në raport thuhet se ngjarja ka ndodhur më 20 tetor të këtij viti.
“Nga njësiti relevant policor janë sekuestruar monedhat e dyshuara për procedura hetimore për të cilin rast është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e policisë.