Jo shumë larg shtëpisë së tij, në fshatin Caravikë të Klinës, është krijuar një deponi ilegale e mbeturinave.
Adem Dakaj, ka thënë për Klina.info se bërllogu don t’ju depërtojë në shtëpi, derisa Komuna nuk ka ndërmarrë asgjë, pavarësisht kërkesës që kanë bërë.
“Adem Dakaj, familje dëshmori, i kam të vrarë dy vëllezër dhe djalin e vetëm. Po e shihni se çfarë është bërë, në të njëjtin vend janë mbajt konferenca e lojë.
Ne e kemi lajmëru si rast në Komunë, nuk kanë ndërmarrë asgjë, për shkak të deponisë ilgale të mbeturinave.
I lutemi Komunës me ndërmarrë diçka, me sanu këtë gjendje se bërllogu don me na hi në oborr.
Përpara ka pas ligje, Kanun, që janë rregullu këto gjëra, tash faji është jetim”, ka thënë ndër të tjera ai, duke e quajtur gjendjen alarmante.