Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të helikopterëve UH-60M Black Haëk, pajisje dhe shërbime shoqëruese për Qeverinë e Kroacisë, me një çmim që vlerësohet të jetë 500 milionë dollarë.
Qeveria kroate ka kërkuar blerjen e tetë helikopterëve UH-60M Black Haëk dhe pajisje të konsiderueshme ushtarake shtesë.
“Kjo shitje e propozuar do të mbështesë politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një aleati të NATO-s që vazhdon të jetë një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe përparimin ekonomik në Europë”, tha Divizioni i Çështjeve Politiko-Ushtarake të Departamentit të Shtetit në një deklaratë, raporton REL në gjuhën kroate.
Shitja e propozuar do të rrisë kapacitetet e Kroacisë për të frenuar kërcënimet aktuale dhe të ardhshme dhe për të mbështetur operacionet e koalicionit, si dhe do të promovojë ndërveprimin me Shtetet e Bashkuara dhe forcat e tjera të NATO-s.
Sipas deklaratës, Kroacia nuk do ta ketë të vështirë të përdorë këtë pajisje me for