Në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë do të ketë një super përballje në botën e boksit.
Deontay Wilder dhe Tyson Fury do të duelojnë në rimeçin e tyre në Los Angleos, atje ku pritet spektakël dhe luftë e pa kompromis nga të dy bokserët.
Para kësaj ndeshje ka patur deklarata të forta “kërcënuese” nga të dyja palët, të cilat vetëm sa e kanë bërë të “zjarrtë” meçin e tyre.
Në konferencën e parë të tyre madje pati edhe konflikt fizik i cili për pak sa nuk u shndërrua në një “luftë” të vërtetë para meçit që do të zhvillohet në orët e para të mëngjesit të nesërm.
Meçi është planifikuar të zhvillohet rreth orës 05:00 të mëngjesit të nesërm.