Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor sigurimin e qendrës tregtare “Albi Mall”, E.N., i cili e grushtoi dhe shqelmoi një qytetar për mosmbajtje të maskës, në maj të këtij viti. E.N është dënuar me dy vite burgim, mëson Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Aktgjykimi është shpallur nga gjyqtari Gent Beka.
Ky dënim i është shqiptuar pas disa seancave gjyqësore, ku janë administruar provat e siguruara gjatë hetimit dhe po ashtu ekspertiza mjeko-ligjore me të cilën janë konfirmuar lëndimet e rënda trupore të të dëmtuarit