Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër V.I për rastin e vrasjes që kishte ndodhur në objektin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI) në shtator të vitit 2018.
I akuzuari V.I është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 25 (njëzet e pesë) vite, e që në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim që nga data 04.09.2018.
Sipas gjykatës, të akuzuarit V.I me aktvendim të veçantë nga gjykata, i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.