Mitrovicë – Gjykata Themelore e Mitrovicës e ka dënuar me 1 mijë e 800 euro gjobë të akuzuarin Dushko Starqeviqit për dhënie të ryshfetit.
Aktgjykimi dënues tij është shpallur të mërkurën, nga gjyqtari i rastit, Mentor Hajraj, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në aktgjykim thuhet se i akuzuari Starqeviq fillimisht u dënua me 300 euro gjobë dhe katër muaj burgim, por me pëlqimin e tij, ky dënim i zëvendesohet me gjobë në shumë prej 1500 euro, duke ju llogaritur edhe dënimi me gjobë prej 300 euro, gjithsej 1800 euro.
Sipas aktgjykimit, në dënimin me burgim, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Starqeviq e ka pranuar fajësinë në seancën fillestare pasi ishte lexuar aktakuza nga prokurorja e rastit, Fetije Bajrami.
Ndryshe, aktakuza ndaj Dushko Starqeviq është ngritur më 8 nëntor 2023 nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.
Ai akuzohet se më 30 tetor në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, në Leposaviq, në mënyrë të tërthortë i ka dhënë dhuratë personit zyratr, në atë mënyrë që ai të veprojë në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare.
Në aktakuzë, shkruan se Starqeviq derisa ka qenë duke kaluar me kamionin e tijpër të hyrë nga Republika e Serbisë në Republikën e Kosovës, dhe pas kontrollimit të dokumenteve ishte udhëzuar nga zyrtari policor M.F që të kthehet mbrapa, pai libreza e rimorkios së kamionit të tij ishe me afat të skaduar nga data 21.10.2023.
“Jo, jo do të jep diçka bakshish, pasi kjo nuk është kurrgjë’’, kishte thënë i akuzuari dhe më pas i njëjti ia ka dorëzuar zyrtarit policor -dokumentet – pasaportën e tij ku në mes të pasaportes kishte futur një bankënotë prej 10 euro.
Me këto veprime, sipas aktakuzës i akuzuari Starqeviq ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”, nga neni 422, paragrafi 1 të Kodit Penal./BetimipërDrejtësi