Dëmet e shkaktuara nga vërshimet e fundit në territorin e Komunës së Malishevës kapin vlerën e 542 mijë e 840 euro, është bërë e ditur në raportin e vlerësimit të publikuar nga komisioni për vlerësim.
“Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në ekonomitë familje, në vlerë prej 263 mijë e 600 euro, pastaj në biznese në vlerë prej 230 mijë e 300 euro, në bujqësi vlera e dëmit të vlerësuar është 11 mijë e 940 euro, në objekte publike 26 mijë euro dhe dëme tjera në vlerë prek 11 mijë euro”, thuhet në raport.