Eshte e vetkuptueshme se nevojat dhe kerkesat e Komunes se Klines jane te medha.
E me keto nevoja jane te nderlidhura direkt kerkesat e gjithe qytetareve te Klines. Ne, si Lidhje Demokratike, ne planin tone kater vjeçar i kemi parapare disa prioritete kryesore, ku gjate ketyre kater viteve te ardhshme do te fokusohemi ne keto fusha: arsim, shendetesi, ekonomi (zhvillimi ekonomik), administrate funksionale, bujqesi, urbanizem, mjedis, kulture, dhe rini e sport.
Mirepo per mua si anetare i ardhshem i Kuvendit Komunal, si top prioritete do te jene, arsimi dhe rinia. Keto jane dy shtyllat kryesore si te Komunes ashtu edhe te vendit ne pergjithesi. Pra, qe t’a kemi nje arsim cilesor dhe qe rinine e shkelqyeshme qe kemi ta mbeshtesim, motivojme, ndegjojme dhe t’a akomodojme aty ku e ka vendin. Nderlidhja e ketyre dy prioriteteve eshte e pashmangshme, prandaj me gjithe qenien time do te perpiqem qe te kemi nje zhvillim te hovshem dhe cilesor ne keto dy fusha.