Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se ka pasur thirrje publike nga kryetari në detyrë i kësaj partie që figurat më të shquara të partisë të shpallin kandidaturat për të marrë drejtimin e saj.
Por deri më tani, i vetmi që e ka bërë këtë është Memli Krasniqi.
“Ka pasur thirrje publike edhe nga ushtruesi i detyrës z.Hoxhaj që të jenë pjesë e garës personalitete të shquara të PDK-së, ju e keni parë që i vetmi kandidat deri më tani është z.Krasniqi.
E kuptojmë që rrethanat politike nuk janë të njëjta, ndryshimet që kanë ndodhur në vend nuk janë të lehta por besoni që do të ketë përkushtim nga secili demokrat e demokrate që këtë rrugë të trasuar me shumë mund qysh nga themelet, e dini që po flasim për një subjekt politik që ka lindur nga UÇK-ja dhe e kemi obligim e borxh ndaj brezat që të vazhdojmë me procesin e reformimit dhe ti kuptojmë edhe gabimet tona që i kemi bërë gjatë rrugës si subjekt politik”, ka thënë ajo.