Delegacioni i veteranëve të Mbretërisë së Bashkuar ka vizituar shtëpinë muze të Heroit Skender Rexhepi.
Në delegacion ishin 30 veteranë, një gjeneral, si dhe Atasheu i Mbrojtjes në Ambasadën e Kosovës në Londër, Kolonel Agron Bajrami.
Për heroin ka folur kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka treguar për Historinë e Heroit Skender Rexhepi.
Ndërsa për ngjarjen ka shkruar edhe djali i Skenderit, Altini.
“Nder dhe krenari të mirëpresim në shtëpinë Muze në Mrasor Veteranët e Ushtrisë Angleze të cilët shërbyen dhe na ndihmuan për çlirimin e Kosovës gjatë vitit 1999”.
“Pikërisht në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës kjo vizitë e kishte një rëndësi të veçantë për mua dhe familjen time. Kosova dhe populli i saj nuk i harron asnjëherë ata që na ndihmuan në kohërat më të vështira dhe do të jetë mirënjohës përjetësisht”, ka shkruar ai