Një i dyshuar nga Gjurakoci i Istogut ka përfunduar në pranga pasditën e djeshme.
Ai kishte raportuar në Polici se persona të pa njohur i kanë thyer xhamin e veturës dhe i kanë vendosur një karikator me tre fishekë.
Karikatori dhe tre fishekët u konfiskuan nga ana e Policisë, në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm.
Mirëpo, rreth orës 16:00, i njëjti pranoi përpara Policisë se ka deklaruar rrejshëm, pasi me personat e dyshuar kishte një problem të mëhershëm.
“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e Policisë