Restoranti “Guri i Zi” në fshatin Volljakë të Klinës është përfshirë nga zjarri mbrëmë pak para mesnatës.
Askush nuk është lënduar, por zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, pasi që i gjithë kulmi i restorantit shihet se është kapluar nga flakët.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Më datë, 16.01.2022, rreth orës 23:20, Policia është informuar se në fshatin Volljakë-Klinë, një lokal është përfshirë nga flakët. Njësitet Policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, gjithashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, sipas zjarrfikësve, nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme”, tha Rugova